Kajtazi: Kurti do media dhe gazetarë si Hajrie Spikerica dhe Ilaz Duka

Pas vendimit të pushtetit për mbylljen e Klan Kosovës, gazetari Vehbi Kajtazi ka shkruar se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti kërkon media dhe gazetarë të nënshtruar të llojit të Hajrie Spikericës dhe Ilaz Dukes.

Kajtazi ka shpërndarë një video me këta dy të fundit kur në vitet e 90’ i nënshtroheshin krejtësisht pushtetit fashist të Sllobodan Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Pushteti i Kurtit nuk i do mediat e lira dhe te pavarura. Do media dhe gazetare te tipit te Hajrie Spikerices e Ilaz Dukes. Prandaj na lufton sepse nuk nenshtrohemi. Prandaj na lufton sepse na do te nenshtruar”, ka shkruar Kajtazi.