Kalimtari zbulon një trup të pajetë në bregdet, dyshohet emigrant

Një kalimtar, teksa kalonte në bregun e detit Afandou në Rodos, ka gjetur një trup të pajetë. Kufoma është zbuluar ditën e shtunë duke shkaktuar një alarm për autoritetet lokale.

Raportimet e mediave helene bëjnë me dije se kufoma ishte pothuajse e dekompozuar. Kalimtari, pasi ka zbuluar kufomën ka njoftuar Autoritetin e Portit dhe Policisë greke. Ndërkohë, sipas policisë në atë zonë nuk ka pasur asnjë të zhdukur.

Dyshimet paraprake përkojnë me faktin se kufoma mendohet të jetë ndonjë emigrant. Autoriteteti Qendror Portual i Rodosit, po vazhdon hetimet për të identifikuar kufomën si dhe zbardhjen e ngjarjes.