Kalkulatori i mandateve për zgjedhjet 2019: Ja se si do të duket Kuvendi i Kosovës

Saga e numërimit dhe e rinumërimit të votave të zgjedhjeve 2019 pothuajse ka përfunduar. Kanë mbetur pa u elaboruar edhe votat e kontestueshme që kanë ardhur nga Serbia dhe votat nga diaspora, të cilat do të numërohen në bazë të vendimit të Gjykatës. Do të rinumërohen edhe 3 kuti, por që nuk kanë ndonjë impakt në tabelën e kalkulatorit të mandateve, sepse ato (qoftë edhe me gabime të vogla) janë të pasqyruara në kalkulatorin tonë.

Kutitë me votat nga Serbia dhe ato të diasporës nuk do të kenë rëndësi për renditjen e partive politike, por do të kenë një rëndësi jetike për koalicionin Nisma-AKR-PD, sepse nga to varet se a do ta kalojë pragun ky koalicion apo jo.

Rezultati aktual dhe numri i deputetëve për partitë politike, pa votat nga Serbia dhe ato të diasporës, në bazë të Kalkulatorit të Mandateve 2019 do të jetë ky:

Pra, nëse Nisma e kalon pragun, LVV do t’i kishte 29 deputetë, LDK 28, PDK 24, AAK-PSD 13 dhe Nisma-AKR-PD 6. Ndërsa 20 mandate do t’u takojnë minoriteteve.

Në rast se Nisma nuk e kalon pragun (që mundësitë janë më të mëdha) atëherë kalkulatori na e jep këtë rezultat:

Pra në këtë rast, LVV do t’i kishte 31 deputetë, LDK 30, PDK 25, ndërsa AAK-PSD 14 dhe minoritet 20.