Kalon lumin mbi një litar, artistja franceze i mahnit të gjithë (Video)

Artistja franceze Tatiana Mosio Bongonga i ka mahnitur të gjithë ndërsa çeli një festival cirku në Pragë duke kaluar mbi një litar të tendosur, lumin e kryeqytetit çek, Vltava.

35-vjeçares iu deshën rreth 40 minuta për të përshkuar 350 metra distancë, mbi një litar 16 milimetërsh, në një lartësi prej 35 metrash.

Pjesëtarja e grupit Cie Basinga mbante një shkop të gjatë për të siguruar balancën mbi litar dhe performoi disa ushtrime të vështira, shoqëruar nga tingujt e muzikës.

Poshtë, në të dyja brigjet e lumit Vltava ishin disa qindra persona që ndiqnin me kërshëri performancën e artistes franceze.