Kosnett: Gjyqtarët e Dhomës së Posaçme u paguan për një vit pa marrë asnjë vendim

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Kosovës, Philipp Kosnett, ka reaguar lidhur me pagat e gjykatësve të Dhomës e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se këta gjykatës kanë marrë paga për një vit pa marrë asnjë vendim.

Sipas tij, këta gjykatës do të kishin përgatitur lëndët e vjetruara.

“Gjykatësit e Dhomës Speciale të Gjykatës Supreme morën paga për një vit pa marrë asnjë vendim, për shkak se një ligj i vjetër, tash i ndryshuar, thoshte se gjykatësit e EULEX-it duhet të jenë prezentë për t’u mbajtur gjykimet”, ka shkruar Kosnett.