Kamatat u rritën, por edhe numri i kredimarrësve

Veç me rritjen e kamatës, viti 2023 nisi edhe me shtimin e kredimarrësve.

Nga janari norma e interesit nga 6.3 për qind sa ishte u bë 6.5, por kjo nuk ndaloi kosovarët që të marrin kredi të reja sivjet më shumë se në vitin paraprak.

Ta paktën në dy muajt e parë krahasuar me periudhën e njëjtë të 2022-ës, numri i kredimarrësve u rrit nga 28.682 sa ishte në 32.969, apo 4287 më shumë.

Trendi i ngritjes sipas një ish-guvernatori të Bankës Qendrore, nisi gradualisht. Ekonomistët, këtë e lidhin me krizën ekonomike dhe inflacionin që ngjau vitin e kaluar. E qytetarët, thonë se janë të detyruar të marrin kredi, pavarësisht kushteve jo të favorshme.

Bazuar në përqindjen e ulët të kredive të këqija – që nuk kthehen, ngritjen e kamatave ekspertët po vlerësojnë të paarsyeshme. /Klankosova.tv