Kamioni shkel për vdekje një punëtor në Bogovinë

Gjatë ditës së sotme, në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë, është denoncuar aksident trafiku me pasoja vdekje.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën lokale në fshatin Pirok, ku Mjeti ngarkues me targa të Tetovës, pronë e Ndërmarrjes komunale publike Shari nga fshati Bogovinë, e drejtuar nga 55-vjeçari A.F. nga fshati Bogovinë, duke lëvizur mbrapa ka aksidentuar 40-vjeçarin O.M nga i njëjti fshat i punësuar në NKP Shari.

Nga aksidentin personi O.M. ka marr lëndime të rënda trupore, ku ju është nënshtruar plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Inspektimin në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori publik në bashkëveprim e ekipin nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, dhe punohet në përcaktimin e shkakut dhe rethanave të këtij aksidenti.