Tragjedi brenda familjes: Shtëpia pushtohet nga flakët, e ëma me gjashtë fëmijët digjen brenda

Një tragjedi familjare ka ndodhur në Misisipi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një ngjarje ka rezultuar dramatike, pas një nënë dhe gjashtë fëmijët e saj, janë djegur brenda shtëpisë e cila u përfshi nga flakët.

Në luftë me flakët e mëdha, babai i fëmijëve u mundua të shpëtojë anëtarët e familjes, mirëpo nuk ia ka arritur dot.

Sipas raportimeve, duke ndihmuar anëtarët e familjes, babai ka marrë lëndime të rënda.

Ekipi i Zjarrfikësve deklaroi se fatkeqësisht shtëpia ka marrë flakë menjëherë dhe kjo ka sjellë më pas tragjedinë.

Emrat e viktimave nuk janë bërë me dije për mediat, por mosha e tyre varion nga një deri në 33 vjeç.

Komuniteti në Misisipi është shprehur se kjo ishte një nga ngjarjet më tragjike në qytet.

Ata janë lutur dhe janë gjendur pranë njëri-tjetrit në këto momente të vështira.