Kanadaja i “shpall luftë” pijeve energjike alkoolike

0
295

Qeveria e Kanadasë, disa ditë pas vdekjes së një adoleshenteje, pas rënies në koma etilike, kërkon të reduktojë ndjeshëm përmbajtjen e alkoolit te pijet energjike me përmbajtje të madhe sheqeri, por gjithashtu edhe në kufizimin e tregtimit të tyre

‘’Jam thellësisht e shqetësuar nga qasja dhe tërheqja në rritje e pijeve me përmbajtje mjaft të lartë sheqeri dhe alkooli në doza individuale dhe nga numri në rritje i të rinjve të cilët janë shtruar në spital pasi kanë konsumuar këto produkte”-, deklaroi sot Ginette Petitpas Taylor, ministrja e Shëndetësisë, raporton ata.
Një adoleshente, 14 vjeçe, vdiq në fund të muajit shkurt në një shkollë në Kebek (lindje) pas konsumimit të dy kanaçeve me pije energjike me përmbajtje alkooli me 11,9%, të cilat i kishte blerë në një minimarket.
Nën presionin e prindërve dhe zyrtarëve lokalë, shpërndarësi i kësaj pijeje ndërpreu tregtimin e tyre disa ditë pas tragjedisë. (TemA)