Kandidati i AAK-së akuzon pushtetin e Vetëvendosjes në Prizren se hëngrën mbi 600 mijë qebapë

Lulzim Kabashi, kandidat i AAK-së për deputet nga Prizreni, mbrëmë në një emison, ka akuzuar Vetëvendosjen se për dy vite pushtet komunal ka hëngër mbi 600 mijë qebapë.

“600 mijë e 600 qebapë i keni hëngër për një vit”, ka thënë Kabashi, në një emison.

Këto akuza Kabashi i ka bërë teksa ka replikuar me Arbër Rexhën e Vetëvendosjes.