Në mes të ditës qytetari tenton të qëllojë me armë, shkak një konflikt për vendet e parkimit

Një konflikt për vendet e parkimit në zonën e plazhit pranë Ujit të Ftohtë shkaktoi panik te pushuesit që këtë të diel, në mes të sezonit turistik, janë të shumtë në Vlorë.

Një burrë, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, rreth orës 12:00 nxori armën e zjarrit që mbante me vete dhe qëlloi në ajër.

Turistët që u bënë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, kanë filmuar momentin dhe kanë dërguar në redaksinë e Top Channel një foto ky duket ky shtetas me armë në dorë, ndërsa një burrë tjetër përpiqet të qetësojë situatën dhe e mban autorin nga krahu.

Pas ngjarjes, autori u largua me shpejtësi por u kap disa minuta më vonë nga policia. /TCH/