Kandidati i PDK-së për deputet: Vjedhje instrumentale të votës pati edhe në mesin e “engjëjve” të Vetëvendosjes

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për manipulim me vota gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Cakolli tha se vjedhje instrumentale të votës pati edhe në mesin e “engjëjve” të Vetëvendosjes.

Madje ai theksoi se në një prej vendvotimeve në Gjilan, pas rinumërimit del se eksponent të lartë të Vetëvendosjes kanë manipuluar komisionerët duke shumëfishuar votat e tyre.

Ndryshe Komisioni Qendror Zgjedhor dje ka përfunduar rinumërimin e votave në disa vendvotime, pas dyshimeve për manipulim me vota.

Postimi i plotë:

Vjedhje industriale të votës paska pasur edhe në mesin e “engjujve” të VV-së. Në vendvotimin 0401X/14 në Gjilan, pas rinumërimit po del se eksponent të lartë VV-së kanë manipuluar komisioneret duke shumëfishuar votat e tyre. Shikoni tabelën më poshtë dhe bindeni se ska rrugë tjetër përpos RINUMËRIMIT!