Kanos me armë zjarri, arrestohet nga Policia

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, falë reagimit në kohë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Sh.Q.,56 vjeç ,banues në Krujë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka kanosur duke qëlluar në ajër me armë zjarri në ajër shtetasin L.P.,51 vjeç, banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan , arma e zjarrit pushkë, ,dhe një kuti me 1000 fishekë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”