Çmimet e naftës në berzë në nivelin e paraluftës në Ukrainë, në Kosovë nuk ka ulje të çmimit

Çmimi i naftës për javë të tëra vazhdon të bie në berzën ndërkombëtare, por kjo duket se nuk po ndikon aspak në uljen e çmimeve të karburanteve në Kosovë.

Sot në berzën ndërkombëtare çmimi i naftës ka rënë në nivelin e parafillimit të luftës në Ukrainë, respektivisht në 99.3 dollarë për barelë. Kjo nënkupton se me 23 shkurt të këtij viti pra një ditë para fillimit të ofensivës ruse në Ukrainë nafta tregtohej me çmimin e sotëm në berzën ndërkombëtare, ndërsa në Kosovë çmimi sillej mes 1.25 dhe 1.30 cent për litër, derisa sot një litër naftë në Kosovë tregtohet me 1.78 cent për litër.

Kjo do të thotë se në Kosovë nafta po shitet më shtrenjtë për 50 cent në krahasim me muajin shkurt edhe pse çmimi i shitjes në berz është i njëjtë si ai i shkurtit më atë të korrikut.

Kjo nënkupton se tregtarët e karburanteve të ndihmuar edhe nga bordi i transparencës janë duke abuzuar egërsisht me çmimin e karburanteve në dëm të konsumatorit./FrontOnline/