Mosmarrëveshja pason me plagosje me armë, arrestohen dy të dyshuar

Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që pas një mosmarrëveshje me dy të dyshuar të tjerë – për momentin të panjohur, ka ardhur deri tek incidenti i plagosjes me armë zjarri te njërit prej të dyshuarve të lartcekur në rrugën Nënë Tereza në Fushë Kosovë.

Policia njofton se i dyshuari i plagosur gjendet në QKUK për trajtim mjekësor me përcjellje policore, ndërsa tek i dyshuari i dytë është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Lidhur me rastin është identifikuar edhe i dyshuari i tretë i cili deri më tani gjendet në arrati.

Është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave te dyshuar. Rasti është duke u hetuar.