Kanoset polici në Stacion Policor në Prishtinë

Në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë ka ndodhur një kanosje.

Një i dyshuar, derisa ka qenë në stacion policor, ka kanosur një zyrtar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar.

I njëjti, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.