Kapen 500 euro fals në Viti

Një punëtor i bankës private në Viti ka informuar policinë se nga i dyshuari gjatë deponimit të parave, ka pranuar një kartëmonedhë prej 500 euro fals.

Rasti ka ndodhur më 7 qershor në ora 14:15, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.