Zëvendësministres kosovare i vidhet vetura në oborr, u tentua edhe vjedhja e veturës zyrtare

Mbrëmë në orët e vona të natës i është vjedhur vetura private zëvendësministres së Mbrojtjes të Kosovës, Sadika Kofrc.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vjedhja e veturës ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Vetura personale e zëvëndësministres që vije nga komuniteti boshnjak ishte e modelit Audi A4.

Madje, hajnat kanë tentuar të vjedhin edhe veturën zyrtare e cila ndodhej në oborrin e saj.

Policia është njoftuar me rastin dhe ka filluar hetimet e para.