Kapet duke transportuar 50 kg kokainë mes karkalecave, arrestohet shqiptari në Itali

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar pasi është kapur me 50 kilogram kokainë.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se kokaina e cila po të hidhej në treg do të kapte vlerën e 35 milionë eurove u gjet e fshehur në një kontejner mes karkalecave të ngrirë që vinin nga Ekuadori.

Mësohet se droga kishte destinacion Toskanën, ndërsa shqiptari që po e transportonte u identifikua si Islam Kurri.

I riu, sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, kishte hyrë në zonën doganore natën mes të premtes së kaluar dhe të shtunës për të marrë kokainën dhe për t’ua dorëzuar atyre që e kishin porositur nga “narcos-it” e Amerikës së Jugut.

Ai ndodhet në burg në pritje të masës së sigurisë.

Policia ndërhyri në momentin që Kurti mori drogën nga kontejneri dhe ishte bërë gati për tu nisur me makinë.

Kokaina ishte paketuar në 45 pako të cilat kishin sipër simbolin e Audit.

Siç ndodh shpesh, simboli ishte gjuha e koduar për të treguar se ato ishin pakot që duheshin marrë nga shqiptari. /Euronews.al