Vdes një 70 vjeçar nga Covid-19, vajza e tij thotë që nuk i dhanë oksigjen

Ka ndërruar jetë një 70 vjecar me Covid-19 nga Mitrovica, ndërsa vajza e tij dyshon në vdekjen e tij.

Ajo thotë që e kanë lajmëruar nga QKUK-ja që ka vdekë prindi i saj për shkak të Covid-19.

“Erdhëm këtu, mjekja kryesore e Infektives na tha skam informacione”.

“Dyshimet e mija janë që nuk ia kanë dhënë oksigjenin qysh duhet. Kur ka pasë dhimbje, e kan qit vetëm në gjumë”, shkruan Indeksonline.

“Po bazohna që ju thojsha mjekëve iu ka hargju oksigjeni, mthojshin hajt motër se edhe ti vet mundesh me ja hek qato, nami nuk bahet”, u shpreh ajo.