Nuk ndalet Hoti: Shkarkon edhe drejtorët e Doganës dhe ATK’së

Kryeministri Avdullah Hoti ka liruar edhe dy drejtorë nga pozitat e tyre pas vendimit që mori për ta larguar Rashit Qalajn nga kreu i Policisë së Kosovës.

Klankosova.tv ka mësuar se nga detyra janë liruar edhe ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës  Ibrahim Xhaka  dhe drejtori i përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj.

Ende nuk dihet se kush do t’i pasojë Xhakën dhe Murtezajn.