Përplaset aeroplani amerikan, vdes edhe aktori që luante në filmin e njohur nga të gjithë

Aktori Joe Lara i cili njihet si aktori që luajti rolin e Tarzanit, ka vdekur në një aksident ajror në Tennessee, shkruan Express

58-vjecari ishte një nga shtatë viktimat që po udhëtonin me një avion të vogël i cili u rrëzua afër liqenit Smyrna.

Në mesin e të vdekurve ishte edhe gruaja e tij, Gwen Shamblin Lara. Kërkimi i trupave të viktimave po vazhdon.

Lara u pensionua më 2002 nga aktrimi profesional duke vazhduar karrierën e tij në një tjetër industri, atë të muzikës.