Para 24 orësh u rrëzua, shtylla pengon kalimin në rrugë dhe i lë banorët pa rrymë!

Reshje të shumta shiu dhe erëra të forta pati gjatë ditëve të fundit. Mot i njëjtë është duke vazhduar edhe sot.

Por që nga pasdita e djeshme një shtyllë elektrike është rrëzuar në Veternik dhe askush nuk është marrë me të.

Sipas banorëve të kësaj ane kjo shtyllë përpos që po  bllokon rrugën, ka edhe mungesë të energjisë elektrike për 24 orë me radhë, raporton Indeksonline.

Edhe pse KEDS është njoftuar për një gjë të tillë askush nuk ka ndërmarrë asgjë. Shtylla gjendet saktësisht prapa ‘Meridianit’ tek qendra tregtare ‘Grand Store’.