Karroca që ngjitet shkallëve (video)

Sceëo Bro është një karrocë ultra-moderne e cila mund t’ua bëjë jetën më të lehtë personave me aftësi të kufizuara.

Kjo karrocë është e para e llojit të vet, pasi që ajo mund të ngjisë shkallët pa pasur nevojë për ndihmën e të tjerëve.

Scëeo është e vetmja karrocë balancuese dhe që mund të ngjitet në shkallë, ndërkaq funksionon përmes disa dhëmbëzorëve sikur të tankeve që e imitojnë ngjitjen nëpër shkallë ashtu sikur shushunjat apo vemjet.

Kjo pajisje mund ta arrijë një shpejtësi prej 10 kilometrash në orë, si dhe një distancë prej 25 kilometrash.

Është dizajnuar nga disa student zviceranë dhe kushton diku 30 mijë franga, vetëm 10 mijë më shtrenjtë se karroca tradicionale.