Kastrati: Koalicioni mes PDK-së dhe LVV-së, vetëm nëse Albini kërkon falje

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Katrati sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, ka diskutuar për ngjarjet e ndodhura së fundmi në vend dhe politikat e përdorura nga krerët e shtetit, por edhe nëse do jetë i mundshëm koalicioni mes PDK-së dhe LVV-së.

Ai është përgjigjur shkurt, duke thënë që kjo do jetë e mundur vetëm nëse kjo parti do kërkoj falje për gjuhën fyese dhe përçarëse që kanë përdorur.

“Unë me Vetëvendosjen sa t’është Albin Kurti, Albulena Haxhiu, e këta që kanë përdorur gjuhë fyese e që kanë përçarë këtë popull deri në maksimum, unë nuk hi në atë koalicion! Të tjerët munden të bëjnë çfarë të dojnë! Eh, me kërku falje, po, kështuqë aty diku me nuanca ka qenë Vjosa Osmani. Vjosa në atë kohë, ka prodhuar vetëm lajme dhe jo ide” përfundoi Kastrati.