MINT: ARBK-ja shfuqizoi 15 certifikata të regjistrimit të bizneseve, kishin përmbajtje antikushtetuese

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka shfuqizuar 15 certifikata të reja të bizneseve.

Siç thuhet në komunikatën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, këto ceritfikata kishin përmbajtje anti-kushtetuese.

“Këto 15 shoqëri tregtare, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Pec, Republika Srbija“; “Pec, SRB“; “Gnjilane, Srbija”; “Pristina, Srbija”; “Djakovica, Republika Srbija,”; “Kosovska Mitrovica, Republika Srbija” etj”, thuhet në njoftim.

“Shfuqizimi i certifikatave të shoqërive tregtare, që janë identifikuar me shkelje të njëjta apo të ngjashme, do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim”, vijon njoftimi.