Katër persona rrihen mes vete në një fshat të Istogut

Policia e Istogut është njoftuar për një përleshje fizike në fshatin Llukavc i Thatë.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, me ç’rast është bërë edhe arrestimi i dy të dyshuarve: A. H. 1992, i përkatësisë egjiptiane dhe M.H (1986) po ashtu i përkatësisë egjiptiane.

Si pasojë e këtij rasti lëndime të lehta trupore kanë pësuar 4 persona, 3 nga këta janë të nacionalitetit serb ndërsa një i nacionalitetit egjiptian.

Të lënduarit me autoambulancë janë dërguar në QMF- Istog dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tyre është stabile.

Hetuesit e Stacionit Policor në Istog kanë intervistuar viktimat dhe të dyshuarit, për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje.

Të dyshuarve me vendim të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48- orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme. /KosovaPress/