Katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe katër raste të reja me COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se brenda kësaj kohe janë shëruar pesë pacientë, ndërsa numri i testimeve ishte 1 mijë e 386.

Numri i rasteve aktive me koronavirus është 170./Fokusi.info/