Katër të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Gjilan

0
274

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Prishtinë – Gjilan, më saktësisht në hyrje të fshatit Bresalc.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të fshatit Bresalc, ku janë përfshirë tri automjete. Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore, sipas raportit të mjekut në Qendrën Emergjente në Gjilan”, ka thënë Hashani.