Katër të vdekur, përfshirë dy fëmijë, në bombardimet në afërsi të Kharkivit

Katër persona kanë vdekur, përfshirë dy fëmijë, gjatë bombardimeve në një kompleks banesor nga forcat ruse në afërsi të qytetit Kharkiv në natën e të mërkurës, ka njoftuar Shërbimi i Emergjencës së Ukrainës (SES).

Sulmi ka ndodhur në fshatin Slobozhanske, në juglindje të Ukrainës.

Nga Shërbimi është njoftuar se një vajzë pesëvjeçare u lëndua dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Forcat e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet për të nxjerrë trupat nga rrënoja.

Po ashtu në një sulm tjetër, një qendër tregtare në zemër të Kharkivit është bombarduar. Nuk është raportuar për të vdekur në atë sulm.