Katër viktima dhe 119 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njoftoi në raportimin ditor se vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht  Hnë dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar me oksigjen.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.

COVID-19 – Statistika (21 Korrik 2020)

Testime totale 36388

Raste pozitive 4290

Raste të shëruara 2397

Raste Aktive 1776

Humbje jete 117 (Qarku Tiranë 60, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 893

Durrës 201

Shkodër 201

Vlorë 100

Lezhë 89

Korçë 63

Kukës 52

Elbasan 51

Fier 43

Berat 35

Dibër 26

Gjirokastër 22