Një grua goditet nga vetura në Mitrovicë

Një grua është goditur mbrëmë nga një veturë në tunelin e parë në Mitrovicë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00.

Policia ka raportuar se i dyshuari nga pakujdesia ka shkelur këmbësoren, e cila pas lëndimeve të marra është dërguar me emergjencë për në Spitalin e Mitrovicës.

Më tutje bëhet e ditur se gruaja pasi ka pranuar tretmanin mjekësor është liruar për në shtëpi./Gazeta Sinjali/