“Ke hupë si Gërçka” A e dini se nga e ka prejardhjen shprehja që irriton grekët? (Video)

“Ke hupë si Gërçka” A e dini se nga e ka prejardhjen shprehja që irriton grekët?

Shumëkush e përdor shprehjen “Ke hupë si Gërçka”, në të shumtën duke e lidhur me ndonjë disfatë befasuese, apo edhe me aspektin financiar, kur ndonjë person mbetet borxhli i madh.

Shqiptarët janë tallur me Greqinë për një kohë të gjatë, por këto tallje u intensifikuan gjatë krizës financiare që e pësoi ky vend paradisa viteve. “Ke hupë si Gërçka”, zakonisht u thuhet personave që për shkak të një borxhi financiar apo të ndonjë natyre tjetër, nuk paraqiten për një kohë më të gjatë.
Mirëpo, ekziston një sqarim sipas të cilit origjina e thënies daton para rreth 100 viteve. Sipas këtij versioni, kjo thënie ka mbetur që nga viti 1921, kur Greqia bindshëm humbi luftën me Turqinë.

Përpos shqiptarëve, edhe popujt e tjerë ballkanik tallen me borxhet e Greqisë, duke përdorur shprehje “je borxhli si Greqia”. Madje, ata besojnë se Greqia ka qenë në borxhe që nga koha e Aristotelit.