Një bleta-mbajtës në Turqi që kishte pasur telashe me një grup arinjsh ka zbuluar një të vërtetë të madhe: kafshët kanë shije shumë të shtrenjtë kur vjen puna te mjalta.
Ibrahim Sedef, një inxhinier nga Trabzoni, përpiqej t’i mbante bletat e tij larg duarve të arinjve lokalë, edhe pse kishte ndërtuar shtëpiza për ruajtjen e tyre dhe kafaze të metalta.
Për tri vjet ai vlerëson se i kishte humbur diku 10 mijë euro vlerë të mjaltës, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
E meqë s’kishte se çka t’iu bënte, vendosi t’i incizonte arinjtë për t’i gjurmuar e testuar për shijet që kishin.
https://twitter.com/trtworld/status/1164152672666169345
Ai vendosi katër lloje të mjaltës për të parë se cilën do ta preferonin.
Pamjet tregojnë se arinjtë kishin shije tepër të shtrenjtë. Favoritja e tyre ishte mjalta Anzer, që besohet të jetë më e shtrenjta në botë. Ajo prodhohet nga nektari i 90 luleve që rriten vetëm në malet e pllajës së Anzerit.
Përveç që është e shijshme për arinjtë, disa besojnë që kjo mjaltë është kuruse edhe për dhimbjet e stomakut, humbjen e flokëve dhe për trajtimin e plagëve. Ajo mund të shitet deri në 270 euro kilogrami.