Kecin e posalindur e braktisi e ëma, por nuk e braktisi ruajtësi i kopesë

Qeni i Sharrit apo siç e quajnë edhe “Qeni Ilir” është i njohur për besnikërinë e tij dhe për aftësitë e mëdha për ta ruajtur kopenë.

Besnikëria e kësaj kafshe tani është dëshmuar edhe në fshatin Aqarevë të Komunës së Skenderajt, shkruan Klan Kosova.

Mujë Jashari në llogarinë e tij në Facebook, e ka postuar një video dhe disa fotografi ku shihet ruajtësi i kopesë duke u përkujdesur për një edh të porsalindur të cilin e kishte braktisur e ëma në mes të malit.

“Një qenush besnik i kopesë së dhive që kujdeset për një edh të porsalindur të cilin nëna e tij e braktisi në mes të malit”, ka shkruar Jashari.