KEK-u shpenzoi mbi 377 mijë euro të promovojë punën në media për tri vjet

0
80

Korporata Energjetike e Kosovës ka shpenzuar mbi 377 mijë euro përgjatë tri vjetëve që të promovojë punën në media.

Kjo u bë e ditur në raportimin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës (2018-2020)” në Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

“377 mijë euro janë shpenzuar vetëm për promovim të KEK-ut në media. 98 kontrata janë bërë për tri vjet për promovimin e punës së Korporatës Energjetike të Kosovës”, tha kryetarja e këtij komisioni, Hykmete Bajrami.

Bajrami, mes tjerash, bëri të ditur asnjë gjetje e këtij raporti nuk është pozitive dhe se në vazhdimësi janë gjetur shkelje dhe neglizhencë nga KEK-u.