Kelmendi: 393 mijë euro do të bëhen rrush e kumbulla veç pse Agim Veliut iu ka tekë me u bë ministër

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka komentuar zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në Podujevë, duke theksuar se buxhetit të Kosovës do t’i kushtojnë 393 mijë euro, transmeton Fokusi.info.

“Qitjani lapsin. 393 mijë euro të buxhetit do të bëhen rrush e kumbulla veç pse Agim Veliut iu ka tekë të bëhet ministër dhe Podujeva të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ma mirë t’i kishin bërë nja 5 koordinatorë nacionalë, sa rrogat e tyre për 4 vjet mandat, po i bjen përafërisht”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka ndarë 393 mijë e 474 euro për mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Podujevës, 100 mijë euro më pak sesa ka kërkuar KQZ’ja, zgjedhje të cilat do të mbahen më 15 mars./Fokusi.info/