Ndërron jetë 84-vjeçari i cili u aksidentua dy javë më parë në Bibaj

Ka ndërruar jetë një person i moshës 84-vjeçari, i cili me datë 16 të këtij muaji është goditur nga një makinë në fshatin Bibaj në Ferizaj

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ku thuhet se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori 84-vjeçar, i cili fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas është transferuar për në QKUK.

“Ndërsa sot me datën 29.10.2021 në ora 21:00 jemi njoftuar nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës , se këmbësori N.U , si pasojë e lëndimeve të rënda në këtë aksident ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjorë në Prishtinë, kurse më datë 16.10.2021, drejtuesi i automjetit ishte dërguar në mbajtje për 48 orë, për tu liruar pastaj në procedurë të rregullt hetimore.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.