Kelmendi e quan tregtar flamujsh Albin Kurtin: Po get në familjen e tij kurrë s’është folë për Bashkim Kombëtar

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Migjen Krasniqi sonte në RTV Dukagjini e ka quajtur tregtar flamujsh liderin e VV-së, Albin Kurtin.

Kelmendi beson se në familjen e Albin Kurtit kurrë nuk është folur për flamur e Bashkim Kombëtar, përndryshe nuk do të luante kështu me ndjenja njerëzish.

”Tregtarët e flamujve, ky komb e kjo shoqëri i njeh moti. Kanë luajtë edhe përpara me flamuj. Albin Kurti po luan me flamuj ashtu siç Ernest Koliqi i definon njerëzit që luajnë me ta. Nuk është mirë me luajt me flamuj, me emocione të njerezve, me idealin e bashkimit. Po get në familjen e tij kurrë s’është folë për bashkim e flamur sepse aty ku është folur per dicka të tillë, nuk mundesh ti me i bë keto sepse nuk të lë baba, familja, kojshia…