Kelmendi për rastin e Mujecit të VV-së: Rast i rëndë, skemë e krimit të organizuar me përmasa ndërkombëtare

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka kërkuar hetim serioz ndaj rastit të asambelistit të Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci, i cili u kap mbi 11 mijë doza ekstazi në Shqipëri.

Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se rasti është shumë i rëndë dhe duhet të hetohet për krim të organizuar.

Ai ka përmendur edhe çështjen që Mujeci ditë më parë ishte vendosur si aksionar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Sipas Kelmendit, rasti i Mujecit është: “Skemë e krimit të organizuar me përmasa ndërkombëtare!”.

Shkrimi i tij i plotë:

Ky rast i rëndë duhet të hetohet si dyshim për krim të organizuar shumë seriozisht.

Një asamleist i Komunës së Prishtinës është arrestuar në Shqipëri me më se 10 mijë doza narkotikësh me vlerë rreth gjysmë milioni eurosh. Droga qenka transportuar me autobusë. I njëjti qenka propozuar kohë më parë të caktohet si aksionar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë!!!

Skemë e krimit të organizuar me përmasa ndërkombëtare! Ku po jetojmë!