Kinezët harbohen në Wuhan, mbi 10 mijë qytetarë festojnë në vendin e origjinës së Covid!

Qindra mijëra qytetarë të Wuhanit kanë marrë pjesë në ditën e parë të festivalit të muzikës “Wuhan Strawberry”. Pjesëmarrja ishte tepër e lartë dhe organizaatorët njoftuan se numri i të pranishmëve ishte rreth 11 mijë.

Kujtojmë se prej më shumë se një viti Wuhani ka qenë në qendër të akuzave botërore si vendi i origjinës së Covid-19. Ai ishte gjithashtu qyteti i parë që u izolua totalisht prej kufizimeve anti-Covid.

Vitin e kaluar ne në Wuhan vuajtëm nga koronavirusi. Nuk ka qenë e lehtë për të arritur këtu ku jemi sot. Njerëzit këtu kanë bërë përpjekje të mëdha dhe kanë paguar një çmim të madh. Kështu që ndihem shumë i ngazëllyer që jam këtu në festival”- tha një prej pjesëmarrësve në festival.

Parashikohet se festivali “Strawberry Music Festival” të mbahet edhe në qytete të tjera, pasi shifrat e infektimeve në Kinë janë në nivele të ulëta. Ndërkohë në anën tjetër të globit, qytetarët përleshen me policinë në protestat ndaj kufizimeve anti-Covid.

Burimi: nypost.com |Përktheu dhe Përshtati|: JOQ Albania Fokusi.info