Kush janë 8 anëtarët e familjes nga Peja që dolën pozitiv mbrëmë?

Tetë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus mbrëmë në Pejë. Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci ka thënë për Indeksonline se të tetë rastet janë nga e njëjta familje.

“Nga 24 mostrat që u janë bërë analizat dje 8 raste kanë rezultuar të jenë pozitiv. Mund të konfirmoj se të gjitha rastet janë nga e njëjta familje. Të gjithë familjarët po mbahen të izoluar në lagjen “Kristal”, aty ku banojnë” ka thënë drejtori Loci.

Indeksonline mëson se 8 anëtarët që rezultuan pozitiv janë nga familja Manaj.

Pak ditë më parë në të njëjtën familje kishte një vdekje tragjike, dhe pas vizitave që kishin dyshohet se ka ardhur deri tek infektimi me koronavirus.