Kelmendi: Pse po befasoheni me mashtrimet e Albin Kurtit?

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka komentuar refuzimin e Albin Kurtit për tu takuar me presidentin Hashim Thaci, rreth diskutimit për formimin e qeverisë.

Sipas tij, nuk pritet të punojë për shtetin e Kosovës një njeri sic është lider i Lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Pse po befasoheni me mashtrimet e Albin Kurtit?

Mashtrimet dhe lojërat e Albin Kurtit shumëkënd e kanë zënë në befasi.

Mos u befasoni.

Një politikan si Albin Kurti që nuk e njeh shtetin e Kosovës, nuk pritet të punojë për shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.