Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore të gjata me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave.

Pasdite në disa rajone priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër, ndërsa në rajone tjera do të mbajë mot i thatë, me erëra jugperëndimore dhe me diell.

Pasnesër në tërë rajonin na pret mot më i freskët dhe me reshje të herëpashershme shiu, Herë pas here dhe vende-vende priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.