Këngëtarja e njohur këndon shqip në mes të Beogradit (Video)

0
672

Edhe pse gjakrat në politikë mes Kosovës dhe Serbisë janë të nxehta, kjo nuk e ka ndaluar këngëtaren shqiptare Albana Bilali të performojë shqip në mes të Beogradit.

Këngëtarja ka interpretuar në gjuhën shqipe në teatrin ‘Kosmodrom’ katër nga këngët e saj më të reja.

Mësohet se Albana Bilali u ftua në Beograd nga saksofonisti dhe kompozitori i njohur nga Zelanda e Re, Hayden Chisholm.

Bëhet me dije se bendi me të cilin ka interpretuar këngëtarja shqiptare ishte i përbërë nga serbë, ndërkohë që ajo është shprehur për ‘Gazetën Express’ se ata e kanë mikpritur.

Albana ka treguar se ashtu si bendi edhe publiku serb nuk i kanë krijuar asnjë problem pavarësisht se po këndonte në shqip.