Këputet kabllo e tensionit të lartë në Vushtrri – rrezikohen banorët (video)

Të shtunën rreth orës 15:43 është këputur një kabllo e tensionit të lartë dhe ka rrezikuar banorët në lagjen “Bahri Kuqi” në Vushtrri.

Rrahman Beqiri i cili është banor i kësaj lagje, ka treguar për Klan Kosova se në momentin kur është këputur kabllo, rreth 30 persona kanë qenë në oborrin e shtëpisë ku po zhvillohej një e pame”.

“Ne kemi pasur rast vdekje, kur dje papritmas rreth orës 15:43 është këputur një kabllo e tensionit të lartë dhe ka rënë në oborr – në mesin e anëtarëve të familjes, ku kanë qene duke e pritur të pamen. Fatmirësisht kabllo nuk e ka goditur askënd; përndryshe ka mundur t’i prekë diku rreth 30 viktima”.

“Kabllo dyshohet se është këputur nga një kamion i cili ka qenë aty duke punuar në autostradën që po ndërtohet në Vushtrri”.

“Ne po kërkojmë që kabllo të mos kalojë brenda oborrit tonë mirëpo të anashkalohet apo të bartet nëpër tokë”.