Kërcënim me bombë, evakuohet xhamia në Gjermani

Policia gjermane evakuoi të hënën një nga xhamitë më të mëdha në vend për shkak të një kërcënimi me bombë që raportohet se u dërgua nga një organizatë terroriste ekstremiste.

Central Mosque në qytetin e Duisburg u evakuua pasi stafi mori një e-mail nga një grup terrorist Combat18 duke pretenduar se ishte vendosur një bombë në hyrje të xhamisë.

Policia vuri kordonin e sigurisë në zonë dhe filloi të kërkonte në godinë për bombë.

Të paktën pesë xhami morën kërcënime me bombë këtë muaj, duke shkaktuar shqetësime në mesin e popullatës myslimane në vend.

Gjermania ka dëshmuar rritjen e islamofobisë në vitet e fundit, të shkaktuar nga propaganda e partive dhe lëvizjeve ekstreme të së djathtës.

Policia regjistroi 813 krime urrejtje kundër myslimanëve vitin e kaluar, duke përfshirë fyerje, letra kërcënuese, sulme fizike dhe sulme kundër xhamive.

Gjermania, një vend me mbi 81 milionë njerëz, ka popullatën e dytë më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore pas Francës.