Ganimete Musliu për përgjimet: Qershia e radhës që e hëngri Kurti

Pas përgjimeve të Mimoza Kusarit, shefes së deputetëve të VV-së me Slavko Simiqin e Listës Serbe që u publikuan javë më parë, ka pasur reagime të shumta.

Lidhur me atë që u quajt afera “Zdravo”, e cila nxori në pah bashkëpunimin e mohuar VV-Lista Serbe, ka folur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ajo tha se audio-incizimet përbëjnë rrezik kombëtar.

“Kur kam thënë se Albini Kurti nuk la qershi pa hëngër kam qenë e vetëdijshme çka kam thënë. E njoh Kurtin dhe VV-në dhe duke u nis nga fakti që i njoh që 14 nuk kam besuar se janë kaq të paaftë, po me kalimin e kohës e kam kuptuar që nuk kanë lënë premtim pa shkel dhe vete fakti kur kam thënë s`le qershi pa hëngër e kam nënkuptu edhe këtë për Listën Serbe”.

Ajo thotë se Kurti duhet t`i përgjigjet legjislativit apo edhe ta mat vetën në zgjedhje për këtë siç e quajti ajo skandal.

“Po më vjen mirë që ajo që e kam thënë në Kuvend po vërtetohet. Afera Zdravo përbën kërcënim kombëtar për vendin, Kurti ta jap llogari në Kuvend apo në zgjedhje përball qytetarëve”, tha ajo për FrontOnline.