Kërcënohet Albin Kurti, policë me armë të gjata ndodhen te shtëpia e tij

Pas kërcënimeve që mori kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është rritur niveli i sigurisë për të.

Ekipi i Indeksonline ndodhet te shtëpia e tij, ku ka numër të shtuar të policëve, krahasuar me ditët e tjera.

Në pamjet tona shihen edhe dy policë me armë të gjata.

Ndryshe, lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha ai./Indeksonline/