Kërcënohet Flamur Maloku pasi u largua nga VV: Mos më detyroni t’ua bëj publike mesazhet dhe t’i nis në polici 

Pas largimit nga VV-ja, Flamur Maloku ka thënë se po merr mesazhe kërcënuese.

Përmes një shkrimi në Facebook, Maloku ka konfirmuar të jetë kërcënuar përmes rrjeteve sociale.

“Nje lutje publike. Kerkoj prej jush qe te mos me shkruani ne bisede private dhe te mos perdorni po ashtu fjale fyese, perndryshe do te detyrohem qe te gjitha mesazhet t’i bej publike dhe t’i nis edhe ne polici”, ka shkruar Maloku.

Ndryshe, Maloku, ka thënë se ai ka dhënë dorëheqje nga VV pasi aty nuk ka dhe nuk lejohet mendimi ndryshe.